Erdhi "Titulli", kush i thirri?!
Lokale

Erdhi "Titulli", kush i thirri?!

25.Dec.2014 19:38
0
Puna e zyrtarëve duhet përcjell nga gazetarët, në mënyrë që ajo të jetë sa më transparente dhe të jap rezultate konkrete në fushat përgjegjëse.

I deshën apo jo mediat, ato duhet të jetë aty ku është interesi i publikut. I tillë ishte rasti i sotëm, ku me të hyrë gazetarët e portalit informativ Titulli në sallën ku mbahej mbledhja Këshillit Kombëtar Shqiptar, filluan edhe shushurimat: Kush i ka thirr këta, kush janë...?

Përgjigja: Po edhe në rast se nuk na ftoni, si sot, gazetarët vijnë vetë i nderuar zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u.d. në shkollën e mesme “Sezai Surroi”,  tani edhe kryetar i Komisionit për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, Zejni Fejzullahu.

I ulur në krahë të djathtë të kryetari të KKSH-së Jonuz Musliu, zëvendëskryetari Fejzullahu e mori shumë afër “zemrës” prezencën e gazetarëve të Titullit, duke kërkuar nga shefi i tij të dijë se kush i ka ftuar në këtë mbledhje, përderisa televizioni publik i Bujanocit ishte akomoduar rehatshëm.

“Vetëm keni hy ju gazetarët e Titullit, Zejni Fejzullahu iu ka drejtuar Jonuz Musliut, ‘kush i ka thirrën’, ndërsa Musliu e mori me të qetë pjesëmarrjen e gazetarëve në një seancë të hapur”, tha për Titullin me anonimitet njëri prej anëtarëve prezent të KKSH-së.

Media kritike sjellë rezultate dhe nëse nuk keni bërë diçka të paligjshme nuk keni pse të “frikoheni” nga prezenca e një mediumi që është në shërbim të qytetarëve.

Andaj, edhe pse nuk ishim të ftuar sot, ne morëm pjesë në punimet e seancës, ndërsa njoftojmë zyrtarët e KKSH-së dhe opinionin se këtë do ta bëjmë sa herë që mendojmë se në mbledhjet e këtij organi por edhe institucione tjera, ka çështje me interes për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe më gjerë.

Titulli do të jetë aty, përderisa këtë veprimtari na lejon Ligji mbi Informimin Publik. /Titulli.com/

KKSH zgjedh kryetarët e komisioneve, reagon opozita
Reagon Salihu: Nuk jam këshilltarë e as zëvendësdrejtor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration